Miriam dhe Albani nuk qenkan çifti perfekt, këngëtari tregon problemet mes tyre

Showbiz

Miriam dhe Albani nuk qenkan çifti perfekt, këngëtari tregon

Alban Skënderaj ka folur për herë të parë për marrëdhënien me Miriamin. Në “Kurthin e Piter Pan”, këngëtari më i preferuar në Shqipëri, ka folur hapur, duke treguar edhe momentet e sherreve, por që në fakt janë komike dhe shumë normale.

Ai ka treguar diçka që Miriami nuk e pëlqen tek ai dhe tek ai rrëfim, u duk sikur pamë çdo situatë që ndodh në çiftet.

Miriam dhe Albani nuk qenkan çifti perfekt, këngëtari tregon

“Unë kur jemi me njerëz hutohem, s’jam i vëmendshëm, kruaj kokën ose mjekrën. Miriami më bën gjeste tërë kohës, ajo mendon se po m’i bën fshehurazi por në fakt e shohin të gjithë. Prandaj unë i them “Miriam ça ke, ma thuaj se po të shikojnë të gjithë”, u shpreh Albani.

Miriam dhe Albani janë bashkë prej shumë vitesh dhe aktualisht kanë dy fëmijë, Ameli dhe Duam.

ME TE LEXUARAT