Sot mblidhen në Berlin ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, ja qëllimi i konferencës

Kosovë&Rajon

Sot mblidhen në Berlin ministrat e jashtëm të Ballkanit

Një ditë më parë u bë me dije se sot, në kuadër të të procesit të Berlinit do zhvillohet konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Sipas njoftimit të  zëdhënëses së zëvendës ministres së punëve të jashtme të Gjermanisë, Andrea Sasse, ky process do drejtohet nga ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas.

Mësohet se kjo konferencë ka si qëllim të parapërgatitë samitin e ardhshëm të krerëve të qeverive, i cili do të zhvillohet nën drejtimin e kancelares, Angela Merkel në fillim të korrikut. Zëdhënsja tha se përpos ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pjesë do jenë edhe ministrat e jashtëm të disa vendeve anëtare të BE-së, si edhe Komisioneri i Zgjerimit, Olivér Várhelyi, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian, Stefano Sannino.

Kujtojmë se ky proces është krijuar në 2014 nga Angela Merkel, që ka për synim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur kështu procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion