"Nuk të kam në target fare”- Erjola Doçi debaton keq me Romeo Veshajn në BBVIP

Showbiz

"Nuk të kam në target fare”- Erjola Doçi debaton keq

Romeo Veshaj dhe Erjola Doçi janë përplasur ashpër paraditen e kësaj të hëne, në shtëpinë e Big Brother Vip 3. Debati mes tyre ka nisur për lagien e krevateve, ku aktori i humorit e ka ironizuar, madje dhe i ka fishkëlluar, si thirrje për të shkuar te dhoma e gjumit dhe të vazhdojë me veprimin.

Një gjë e tillë nuk është pritur aspak mirë nga Erjola, e cila i është kthyer duke i thënë që të jetë hera e fundit që ia bën një gjest të tillë.

Pjesë nga debati:

Romeo: Ik o shpirt, lag ndonjë krevat andej

Erjola: Ik puthu

Romeo: Më do zemra, do puthem

Erjola: Shyqyr që ke gjet atë gjë me dal në prime e merresh me të lagurat e krevatit

Romeo: Me lidhjet e mia je marrë, që kur ke hyrë këtu

Erjola: Do merrem me çfarë të më ofroni

Romeo: Ec se nuk të kam target fare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion