Festë dhe protestë! Autoboti i ujit i policisë “vishet” me flamurin kuqezi

Aktualitet

Festë dhe protestë! Autoboti i ujit i policisë
Në 114-vjetorin e Pavarësisë, në Tiranë është paralajmëruar një protestë kombëtare kundër qeverisë, ndërsa grupime të ndryshme kanë njoftuar orare të ndryshme për nisjen e tubimit.

Organizatorët e të ashtuquajturit “Revolucioni Flamingo” kanë lajmëruar protestën në orën 10:00 në sheshin “Skënderbej”, me marshim drejt Kryeministrisë. Ata kanë paralajmëruar vijimin e protestës edhe më 29 nëntor.

 

Ndërkohë, grupe që përfaqësojnë studentët kanë njoftuar nisjen e tubimit në orën 12:00, dhe vetëm ditën e sotme.

Opozita ka deklaruar mbështetjen për protestën, ndërsa kryeministri Edi Rama do të jetë në Vlorë, ku në orën 10:00 zhvillohet ceremonia e ngritjes së Flamurit.

 

Në këtë ditë protestash dhe festimesh, vëmendjen e kanë tërhequr edhe masat e sigurisë, për të cilën janë angazhuar rreth 2 mijë efektivë. Por ajo që bie në sy janë autobotët e ujit të Policisë të mbuluar me flamurin kuqezi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion