Vrasja e Kudret Saliajt në Tiranë, arrest në burg për ish vjehrrin dhe ish gruan

Aktualitet

Vrasja e Kudret Saliajt në Tiranë, arrest në burg për ish

Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest në burg për Mexhit Picarin dhe Dhurata Saliajn.

Mexhit Picari dhe vajza e tij Dhurata Saliaj, të cilët akuzohen për vrasjen e Kudret Saliaj do të dolën sot para gjykatës së Tiranës, ku u vendos dhe masa e sigurisë. Ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën ndodhi më 4 qershor 11:50 minuta në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës. Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur avokati i viktimës, Adriatik Cama, ndërsa çifti ishte në proces divorci.

Në pamje shihet Mexhit Picari brenda kafazit të xhamtë, ndërsa ish-gardiani mban kokën gjatë gjithë kokës ulur.
Prokuroria ka ashpërsuar akuzën për vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj 2 ose më shumë personave kjo sepse ka dyshime se babë e bijë bashkëpunuan për të vrarë Kudret Saliajn dhe këtë e mbështet në pamjet e kamerave të sigurisë.

Një ditë para ngjarjes, Mexhit Picari me avokatin dhe Kudret Saliaj me avokatin kanë shkuar në banesën e çiftit që Dhurata të merrte sendet e saj, por nuk ia kanë dhënë. Avokati pretendon se ka pasur kërcënime e fyerje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion