Elisa Spiropali nuk është e pranishme në sallë, Kuvendi nis diskutimet për projektbuxhetin 2027

Politikë

Elisa Spiropali nuk është e pranishme në sallë, Kuvendi nis
Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rendin e ditës është diskutimi për Paketën Fiskale dhe Buxhetin e vitit 2027.

Seanca pritet të shoqërohet me diskutime mbi projektbuxhetin e ri dhe ndryshimet fiskale, ndërsa vëmendja është përqendruar edhe te zhvillimet brenda Partisë Socialiste.

Pas përjashtimit nga të gjitha forumet e Partisë Socialiste, vendim i marrë gjatë mbledhjes së Asamblesë Socialiste të shtunën e kaluar, deputetja Elisa Spiropali nuk është paraqitur deri më tani në seancën plenare.

Mungesa e saj është vënë re që në nisje të punimeve të Kuvendit. Siç shihet edhe në pamjet e raportuara nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, Spiropali nuk ndodhet në sallën e seancës plenare.

Zhvillimi vjen në një moment kur vëmendja është shtuar ndaj pozicionit të deputetes brenda strukturave të Partisë Socialiste, pas vendimit të fundit për përjashtimin e saj nga forumet drejtuese.

Ndërkohë, deputetët vijojnë diskutimet në Kuvend për Paketën Fiskale dhe Buxhetin 2027, dy dokumente me rëndësi për politikat ekonomike dhe financiare të vendit gjatë vitit të ardhshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion