Loredana shfaqet me unazën e martesës, bën deklaratën e papritur për Jozin: Vazhdoj të…
Lajmifundit
/
20 Prill 2025, 13:36
Showbiz

Loredana Brati, nje prej emrave më të komentuar të edicionit të 4 të BBV, ka rikthyer sërish vëmendjen te lidhja e saj me Jozin.
Në nisje te finales mbrëmjen e sotme, Loredana shkëlqeu në tapetin e kuq e shoqeëruar nga ish-banorët e tjerë. Por, ajo që ra në sy ishte unaza e saj, të cilën e vendosi në dasmën e saj simbolike me Jozin.
E pyetur nga gazetarët, ajo tha se do e mbajë atë unazë, teksa pohoi se vazhdon të jetë e dashuruar.
Kujtojmë se edhe në intervistat e fundit që prej daljes nga shtëpia, Loredana ka pohohuar vazhdimisht ndjenjat e saj.


