“Jeni bërë bajat, nuk kam ndërhyrje”, Elita Rudi i përgjigjet keq ndjekësit

Elita Rudi vazhdimisht po “akuzohet” se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale, dhe së fundmi ka shpërthyer, duke ia mbyllur gojën të gjithve. Në një Instastory, ajo i përgjigjet pyetjes nëse ka bërë operacion plastik.
“Bajat e keni bërë me këto ndërhyrje Nuk kam ndërhyrje kurrgjë, as hundën as buzës as kurrgjë. Nuk di qysh duhet ta vërtetoj që a e kam hundën operim a jo, edhe ata që e bëjnë, e bëjnë prej hallit, kështu që ndaluni me këtë”, thotë Elita përgjatë videos drejtuar ndjekësit/es që ka parashtruar pyetjen.

Elita gjithashtu nëpërmjet përgjigjeve të saj bëri të ditur se konsumimin e duhanit e ka ndalur në momentin që ka marrë vesh se është shtatzënë dhe se në planet e afërta të saj dhe të Gjikos nuk është një fëmijë i tretë.


