A do të shkohet drejt vaksinimit të detyrueshëm në Shqipëri? Ja si përgjigjet zv/ministrja e Shëndetësisë

Aktualitet

A do të shkohet drejt vaksinimit të detyrueshëm në

TIRANË
Për Komitetin e Ekspetëve në Shqipëri nuk pritet të vendoset për vaksinim të detyrueshëm të të rinjve. Dukeiu përgjigjur interesit të gazetarëve në mbledhjen e parë pas konfirmimit të variantit Delta në Shqipëri, zv/ministrja Mira Rakacolli u shpreh se nga ditët e vaksinimit masiv, është vënë re një sensibilizim i lartë mes të rinjve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Sensibilizimi për efektin e vaksinimit nuk është vetëm i ministrisë, por i të gjithë shoqërisë. Të dhënat që ne kemi, në vaksinimin e hapur, numri i të rinjve është i mirë. E kanë kulturën shëndetësore, të vaksinimit. Nuk besoj do shtrohet problemi i vaksinimit të detyruar. Sepse të rinjtë e dinë që duhet të bëjnë vaksinën.” u shpreh Rakacolli.

Nga ana e saj, drejtoresha e ISHP, Albana Fico, apeloi të rinjtë të vaksinohen duke përfituar nga ditët e vaksinimit masiv.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion