E tradhtoi telefoni, si ndodhi ngjarja! Arrestimi i vrasësit të 22-vjeçares shqiptare, të zhdukur prej një jave

Showbiz

E tradhtoi telefoni, si ndodhi ngjarja! Arrestimi i vrasësit të

22-vjeçarja Ilaria Sula u zhduk në Romë në 25 mars. Tani, për familjarët e saj u fashit çdo shprese se studentja mund të ishte ende gjallë.

Mediat italiane njoftuan sot se trupi i pajetë i vajzës është gjetur brenda një valixheje në një zonë të pyllëzuar. Fillimisht qe raportuar 22-vjeçarja ishte larguar pas ndarjes me të dashurin e saj me origjinë filipinase.

Por duket se pikërisht ish partneri është i dyshuari kryesor i policisë për vrasjen. I riu tashme është arrestuar e po merret në pyetje nga policia italiane.


Prindërit dhe shoqet, që nuk kishin arritur të kontaktonin dot me vajzën, e kishin denoncuar menjëherë rastin pranë organeve të rendit. Sipas autoriteteve italiane, vajza mund të jetë vrarë me thikë.

Tabulatet dhe qelizat telefonike që tregojnë vendndodhjen e një personi kur bën një telefonatë, ishin në mesin e elementëve që zunë në kurth ish të dashurin e students.

Përmes analizimit të tyre, hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion