Ktheu apartamentin në Call Center për të mashtruar të huaj, arrestohet organizatori në Tiranë

Aktualitet

Ktheu apartamentin në Call Center për të mashtruar të huaj,

Një person është arrestuar dhe disa të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë pasi ka dyshime se mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive.

Ata kishin marrë me qira një apartament në Tiranë, i cili funksionet si bazë call center.

Në pranga ka përfunduar organizatori i kësaj veprimtarie të paligjshme. Po ashtu është shpallur në kërkim një 37-vjeçar, që e kishte marrë me qira apartamentin, për këtë qëllim. 


"Si rezultat i hetimeve të kryera gjatë dy muajve, në drejtimin e Prokurorisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Location 2”. Si rezultat i këtij operacioni:

– u arrestua në flagrancë shtetasi L. Xh., 37 vjeç;



– u shpall në kërkim shtetasi R. M., 37 vjeç;
– nisi procedimi penal për shtetasit D. O., 19 vjeç, J. B., 20 vjeç, R. L., 26 vjeç, J. D., 24 vjeçe dhe E. N., 34 vjeçe.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në apartamentin në rrugën “Panorama”, që ishte përshtatur si call center, ku kanë kapur në flagrancë shtetasi L. Xh. dhe 5 operatorë, të cilët mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive.

Nga hetimet rezultoi se apartamenti ishte marrë me qira nga shtetasi R. M., me qëllimin për ta përdorur për këtë veprimtari të kundërligjshme. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme",thuhet në njoftimin e policisë. 

ME TE LEXUARAT