E shkroi para se të vdiste, motra Ergi Dinit publikon këngën e tij (Video)

Showbiz

E shkroi para se të vdiste, motra Ergi Dinit publikon këngën e

5 vite pasi humbi jetën, familja e Ergi Dinit ka publikuar këngën që shkroi para se të vdiste. Ishte motra e tij, Barbana, që përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, lajmëroi se kënga e re e të vëllait, e titulluar “Loco”, është publikuar në kanalin e saj në “YouTube”.

“E publikojmë pikërisht sot duke qenë se ishte një material muzikor i përshtatshëm për stinën e verës! Jemi munduar të përshtatim diçka duke pasur mungesë materialesh filmike të tij për ta shoqëruar dhe duke pasur parasysh faktin që shumë nga ju e deshët pafund dhe do donit të dëgjonit diçka të re nga AI!“,shkruan Barbana.

Për klipin janë përdorur pamje nga pjesëmarrja e Ergit në “X Factor”. Këngët e fundit të Ergit janë edhe një lloj amaneti për ata që e ndiejnë si detyrim për t’i dhënë jetë e për të mos i lënë të humbin në kohë, ka thënë babai i tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion