Pëllumb Gjoka, Behar Bajri dhe Oltion Bistri në dosjen “Metamorfoza”, Apeli shpall vendimin

Aktualitet

Pëllumb Gjoka, Behar Bajri dhe Oltion Bistri në dosjen
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka shpallur fajtor ish-zyrtarin e policisë Oltion Bistrin për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të produkteve të veprës penale, duke e dënuar përfundimisht me 7 vite e 4 muaj burgim, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

Apeli ka rrëzuar kështu GJKKO, e cila kishte dënuar Bistrin me 3 vite burg. Sipas vendimit, për veprën penale të korrupsionit, Bistrit i është caktuar dënimi me 5 vite burgim, ndërsa për pastrimin e produkteve të veprës penale është dënuar me 7 vite burgim.

Në bashkim të dënimeve, masa përfundimtare e përcaktuar nga gjykata është 11 vite burgim. Megjithatë, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi është reduktuar në 7 vite e 4 muaj burgim.

Ndërkohë janë shpallur vendimet edhe për Behar Brajoviç, me 8 vite e 8 muaj burgim, Astmer Bilali me 5 vite e 8 muaj burgim Edmond Preka me 7 vite burgim, me gjykim të shkurtuar.

Gjithashtu, gjykata ka vendosur konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të kësaj çështjeje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion