‘Pashë një hije dhe më pas u zgjova i mbuluar në gjak’, rrëfehet polici grek i cili u rrah brutalisht nga 50-vjeçari shqiptar

Aktualitet

‘Pashë një hije dhe më pas u zgjova i mbuluar në

GREQI- “Pashë një hije dhe më pas u nxi gjithçka. U zgjova i mbuluar në gjak!”, ky është rrëfimi drithërues i policit grek, i cili u rrah brutalisht nga një shqiptar me një shufër hekuri, verën e kaluar.

Me plagë që do t’i kujtojnë përjetësisht ditën e zezë, kur 50-vjeçari shqiptar i ndali rrugën dhe e qëlloi në mënyrë të pamëshirshme me një shufër hekuri, polici grek tregoi për mikrofonat e mediave greke se ai kishte qëllim ta vriste.

“Më qëlloi me shufrën e hekurit në kokë, dhe pavarëisht se unë rash në tokë, ai nuk ndaloi por më qëlloi edhe 5 herë të tjera”, shprehet ai.

Si ndodhi ngjarja?

Gjithçka ndodhi teksa polici dhe dy koleget e tij po shijonin një kohë relaksi jashtë orarit të punës përgjatë bregdetit të Paxos.

Papritur u shfaq shqiptari i cili me një shufër hekuri 80 cm në dorë filloi të qëllonte policin duke i shkaktuar menjëherë plagë të rënda.

“Goditja ishte kaq e fort sa, gjaku nga koka e tij shpërtheu në fustanin e kolegës sonë”, tha njëra prej policeve e cila ishte prezentë.

Gjykata greke vendosi që shqiptari të qëndrojë në burg për 9 vjet për vrasje në tentativë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion