SPAK çon në Gjykatë dosjen për Çapjat, iu ngarkohet edhe një vrasje tjetër e bujshme në Elbasan

Aktualitet

SPAK çon në Gjykatë dosjen për Çapjat, iu ngarkohet

Prokuroria e Posaçme SPAK ka dorëzuar në Gjykatë dosjen për Ardian Çapjen dhe 5 të pandehurve të tjerë për vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqirit më vitin 2012, ndërsa hetimet në kuadër të të njëjtës dosje kanë vazhduar në sekret edhe për vrasjen e djalit tjetër të familjes Beqiri, Sajmir Beqirit.

Ky i fundit është vrarë mëngjesin e 11 prillit 2016, pak muaj pas masakrës së Elbasanit ku mbetën të vrarë 3 persona dhe të plagosur 8 persona. Mes të vrarëve në këtë ngjarje, vëllai i Ardian Çapjes, Agron Çapja dhe nipi i tij, Ardit Sinakllori. Gjithashtu  i plagosur mbeti edhe Florenc Çapja.

Nga hetimet e deritanishme, edhe vrasja e Sajmir Beqirit dyshohet të ketë ardhur si pasojë e hakmarrjes mes dy familjeve, por nuk dihet ende nëse ka prova materiale që implikojnë Çapjat.

Gjithashtu, në këtë dosje është duke u hetuar edhe një rast i trafikut të lëndëve narkotike prej 260 kilogramë kanabis, ku nga përgjimet ka dalë emri i një personi tashmë të shpallur në kërkim për një dosje tjetër të trafikut të kokainës.

Ardian Çapja dhe tre persona të tjerë të përshirë mbahen në burg, dhe i vetmi që është i lirë është Florenc Çapja, i cili momentalisht ndodhet në Dubai, shtet me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi, çka e bën të paqartë situatën ligjore të tij, nëse i është pranuar kërkesa për azil politik apo mbahet i ndaluar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion