Meta dhe Kryemadhi rikthehen në gjykatë, ish-deputetja paraqet kundërshtimet për akuzat

Politikë

Meta dhe Kryemadhi rikthehen në gjykatë, ish-deputetja paraqet
Sot është seanca e radhës për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, në Gjykatën e Posaçme. Ish-deputetja do të parashtrojë kundërshtimet e saj lidhur me akuzat për lobimin në SHBA.

Në seancën e kaluar, avokati i ish-presidentit përsëriti shqetësimin se takimet e tyre në paraburgimin e 313-ës survejohen nga kamera.

Këtë shqetësim, Gjykata u përgjigj se do t’ia përcillte Drejtorisë së Burgjeve. Seancën e kaluar, Gjykata rrëzoi kërkesat e kreut të Partisë së Lirisë për transmetimin live të seancës dhe qëndrimin e tij jashtë kafazit të xhamit.

Pas seancës, Monika Kryemadhi tha se nuk ka asnjë shkresë që vërteton kontratën midis dy kompanive për çështjen e fibrës optike dhe kërkoi thirrjen e dëshmitarëve. Sa për deklarimin e pasurisë, ajo tha se është kërkuar pavlefshmëria e akteve për shkak të mungesës së dokumentacionit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion