Italia e pamposhtur shënon 58 ndeshje pa humbje, ja statistikat

Bota

Italia e pamposhtur shënon 58 ndeshje pa humbje, ja statistikat

Italia vazhdon të jetë e pamposhtur, duke e treguar më së miri edhe në Euro2020. Statistikat e fundit kanë treguar se Italia ka 58 ndeshje pa humbje në shtëpi. Bëhet fjalë për 45 fitore dhe 13 barazime.

Italia dhuron ndeshjen e dytë radhazi në Europian me tre gola avantazh, aq shumë sa ç’kishte mundur të bënte në 94 ndeshjet e mëparshme kur ka marrë pjesë në një Europian apo në një Botëror. Vazhdon perfeksioni i prapavijës italiane. Mbrëmjen e djeshme “Axurrët” mbyllën ndeshjen e dhjetë radhazi pa pësuar gol. Diçka e tillë nuk ndodhte prej periudhës nëntor 1989-qershor 1990.

Manuel Lokateli, me 23 vitet e 159 ditët e tij, është golashënuesi më i ri i këtij Europiani deri tani, por edhe italiani më i ri që realizon në një turne si ky që prej qershorit të vitit 2012 (Mario Baloteli, 21 vjeç e 321 ditë). Manuel Lokateli shënoi me gjuajtjen e parë dhe të vetme në kuadrat që bëri Italia në pjesën e parë ndaj Zvicrës.

Manuel Lokateli shënoi dopietën e tij të parë në karrierës, mes klubeve dhe kombëtareve. Çiro Imobile ka qenë protagonist në 13 gola në 11 ndeshjet e tij të fundit si titullar me Italinë (8 realizime dhe 5 asiste)./panorama.al

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion