Sot luhet ndeshja Shqipëri-Finlandë, ndryshon qarkullimi në kryeqytet, ja rrugët ku nuk do të lejohet kalimi

Aktualitet

Sot luhet ndeshja Shqipëri-Finlandë, ndryshon qarkullimi në
Policia e Shtetit ka dalë me një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Shqipëri-Finlandë, që do të luhet sot në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

“Blutë” bëjnë me dije se do të bllokohet qarkullimi i mjeteve në disa rrugë të Tiranës, në afërsi të stadiumit, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes.

Rrugët që do të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga fast food-i “Laguna”, pranë urës së ish-Hotel Dajtit;

-Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së;

-Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

-Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

-Rruga “Themistokli Gërmenji”, në hyrje;

-Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së;

-Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës (korridor hyrjeje për në parkimin e caktuar, vetëm për mjetet e autorizuara nga FSHF-ja);

-Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;

-Te sheshi “Willson”, pak para përfundimit të ndeshjes, lëvizja do të devijohet në drejtim të rrugës “Sami Frashëri”.

Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë të lira për lëvizjen e mjeteve.

  (A2 Televizion)

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion