Afrona Dika në pritje të ëmbël/ Modelja e njohur ndan lajmin se do të bëhet nënë për herë të parë (FOTO)

Modelja e njohur shqiptare, Afrona Dika, ka ndarë me ndjekësit një nga lajmet më të bukura të jetës së saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka bërë të ditur se është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.


Lajmin e ka konfirmuar vetë modelja përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar disa momente nga kjo periudhë e veçantë e jetës së saj, por pa zbuluar gjininë e bebes.
“Kjo ditëlindje ndihet edhe më e veçantë. Jam shumë mirënjohëse për mrekullinë e vogël që po rritet brenda meje”, ka shkruar ajo krahas fotove.
Por përtej lajmit të shtatzënisë, një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Afrona ka zgjedhur të mos zbulojë identitetin e partnerit të saj, duke e mbajtur jetën sentimentale larg vëmendjes së publikut.
Lajmi për shtatzëninë vjen disa vite pas ndarjes së bujshme të Afrona Dikës nga Bleron Muharremi, një lidhje që për një periudhë të gjatë ishte në qendër të vëmendjes së mediave rozë.


