Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të paktën pesë p*rdhunime nga emigrantët

Të paktën pesë vajza nën moshën 14 vjeç janë trajtuar gjatë javës së fundit në Spitalin Universitar të Ceutës, në Spanjë, pas denoncimeve për përdhunim dhe sulme seksuale. Burime shëndetësore bëjnë me dije se të gjitha vajzat kishin mbërritur në qytet nga Maroku.
Sipas të njëjtave burime, numri real i rasteve mund të jetë edhe më i lartë, pasi disa prej viktimave nuk kanë bërë kallëzim. Në total, në spital janë trajtuar më shumë se 10 raste me shenja të sulmeve seksuale, ndërsa mes viktimave të dyshuara raportohet edhe të paktën një burrë.
Policia Kombëtare ka nisur hetimet për rastin e një të miture, e cila kishte hyrë në Ceuta gjatë fluksit masiv të migrantëve. Në spital janë konstatuar dëmtime që përputhen me një sulm seksual. Deri tani nuk raportohet për arrestime dhe nuk janë bërë të ditura rrethanat e sakta të ngjarjes. Burime gjyqësore thonë gjithashtu se disa tentativa sulmi janë parandaluar falë ndërhyrjes së banorëve.
En las crisis humanitarias las mujeres siempre son susceptibles de violencias sexuales o redes de trata con fines de explotación sexual.
— María Guijarro (@Maritxu30) August 4, 2026
Los fondos del Pacto de Estado son también para esto.
Ofrecemos nuestra colaboración a las responsables de la Ciudad Autónoma de Ceuta. pic.twitter.com/AqD86eJoUN
Mjekja e Urgjencës në Spitalin Universitar të Ceutës, Susana Ascaso, ka konfirmuar situatën dhe ka ngritur shqetësimin për kushtet në të cilat ndodhen vajzat e mitura. Sipas saj, disa vajza nën 14 vjeç po qëndrojnë në rrugë, pasi qendrat e pritjes për të miturit nuk kanë më vende të lira.
“Problemi nuk është se nuk duan t’i pranojnë, por se nuk ka hapësirë për to”, ka deklaruar mjekja, duke theksuar se urgjenca e spitalit po përballet me një fluks të jashtëzakonshëm. Sipas saj, shërbimi trajton mesatarisht 300 deri në 400 migrantë në ditë, me të njëjtin staf dhe burime si përpara fluksit masiv të mbërritjeve në fund të korrikut.
Mjekja ka paralajmëruar gjithashtu për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve dhe për raste të pacientëve me diabet apo epilepsi që kanë mbetur pa trajtimin e tyre të zakonshëm. Ajo ka kërkuar shtim të stafit mjekësor dhe që Ceuta të konsiderohet një zonë me nevoja të veçanta për mbulimin shëndetësor.
Ministria e Barazisë e kishte paralajmëruar tashmë Qytetin Autonom për “rrezikun ekstrem” që gratë migrante që mbeten në rrugë mund të pësojnë dhunë seksuale ose fizike ose të përfundojnë në duart e rrjeteve të shfrytëzimit. Sekretarja e Shtetit për Barazi, María Guijarro, ofroi bashkëpunimin e Qeverisë dhe kërkoi që hapësirat publike të jenë në gjendje t’i mbrojnë ato.


