“Shqipëria në varfëri e korrupsion”/ Emigranti nga Anglia me akuza të forta: “Ta rrëzojmë kryeministrin non grata”

Aktualitet

“Shqipëria në varfëri e korrupsion”/ Emigranti nga

Një emigrant shqiptar që jeton prej më shumë se 20 vitesh në Angli iu bashkua protestës kundër qeverisë, duke folur për situatën në vend dhe largimin e të rinjve shqiptarë drejt emigracionit.

“E kam parë këtë vend vetëm poshtë, poshtë, duke u vjedhur çdo gjë. Spitalet copë-copë, pensionistët shumë të varfër, kudo të shkosh, varfëri, korrupsion”, tha ai.

Në fjalën e tij, shqiptari kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama dhe mënyrën se si, sipas tij, po reagon ndaj protestave të qytetarëve.

“Por kemi të bëjmë me një njeri të sëmurë, që e kemi për kryeministër. Nuk do t’ia dijë për popullin. Sa ditë u bë protestë këtu? Nuk do të dijë fare Edi Rama”, u shpreh ai.

Emigranti u bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të rikthehen dhe t’u bashkohen protestave për të rrëzuar kryeministrin, të cilin e cilësoi “maskara”.

“Ajo që kam për të thënë është që të gjithë emigrantët, të Italisë, Anglisë, Amerikës dhe kudo të jenë, të vijnë në këtë shesh dhe ta rrëzojmë këtë maskara. Pa kushte. Ky duhet të ikë! T’ia marrim pasurinë dhe ta shpallin non grata e këtu të mos ketë vend më”, tha ai për News24.

Emigranti nga Anglia: Jetoj prej 20 e ca vitesh në Angli dhe e kam parë këtë vend vetëm poshtë, poshtë, duke u vjedhur çdo gjë. Spitalet copë-copë, pensionistët shumë të varfër, kudo të shkosh, varfëri, korrupsion. Nëse ke fëmijët, të bie të shkosh në spital, po nuk pate lekë, shkon kot. Jetoj atje, jam shumë rehat, por kur shoh popullin tim që po vuan kështu, ndaj vij këtu. Nuk mund ta shoh më këtë lloj fukarallëku.

Që kur ka ardhur Rama në qeveri, Anglia është mbushur me rini shqiptare. Kam kompaninë time atje dhe punëtorët që janë, janë djem që kanë mbaruar shkollat e larta këtu, e sot punojnë në ndërtim. Këtu s’ka. Ose do përfundosh në ndërtim, ose kamarier, nuk ka punë tjetër. Të kontribuosh shumë vite në shkollë dhe të përfundosh kamarier dhe në ndërtim, është e rëndë.

Por kemi të bëjmë me një njeri të sëmurë, që e kemi për kryeministër. Nuk do t’ia dijë për popullin. Kryeministrit britanik, dy deputetë të vet i dolën kundër dhe dha dorëheqjen. Tha “nuk më duan njerëzit” dhe iku. Sa ditë u bë protestë këtu? Nuk do të dijë fare Edi Rama. Janë të gjithë të korruptuar, që te Balla i pari, që del duke sharë dhe bërtitur njerëzit si sorra. Unë nuk jam sorra.

Unë jam 20 e ca vite që kam ikur, s’kam asnjë interes këtu, por kur shoh popullin duke vuajtur për copën e bukës… Balluku vjedh, këta dalin e mbrojnë. Nuk e di çfarë njerëzish.

Ajo që kam për të thënë është që të gjithë emigrantët, të Italisë, Anglisë, Amerikës dhe kudo të jenë, të vijnë në këtë shesh dhe ta rrëzojmë këtë maskara. Pa kushte. Ky duhet të ikë! T’ia marrim pasurinë dhe ta shpallin non grata e këtu të mos ketë vend më.

ME TE LEXUARAT