“Janë si vëllezër siamezë!”/ Emigranti nga Italia: “Mbajnë njëri-tjetrin! Po iku Saliu, kryeministri bie brenda muajit”

Aktualitet

“Janë si vëllezër siamezë!”/ Emigranti nga

Në ditën e 71-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, një emigrant që jeton në Itali ka komentuar për News 24 deklaratat e Ramës për “besën” që po kërkon nga qytetarët.

Ai tha se shqiptarët ia kanë dhënë besën dhe mandatin kryeministrit, por sipas tij, kryeministri e keqpërdori dhe kjo besë nuk mund të kërkohet sërish.

Më tej, emigranti hodhi një bast me qytetarët shqiptarë, duke e lidhur fatin politik të Edi Ramës me atë të Sali Berishës. Sipas tij, Rama dhe Berisha mbajnë njëri-tjetrin dhe janë të lidhur si vëllezër siamezë.

Emigranti shtoi më tej se “në qoftë se Sali Berisha shkon një hap prapa, Edi Rama nuk duron dot një muaj.” 

Emigranti nga Italia: Kjo “besa” që ai kërkon është fjalë më vete. Besën ia dhanë shqiptarët, unë jo se nuk votova. Ia dhanë mandatin e parë, por sipas traditave shqiptare, besa kur jepet njëherë dhe thyhet, nuk mund të kërkohet për së dyti. Besën ia kanë dhënë, ai e përdori keq, e përdori shumë keq. Nuk ka besë më për të. Besë ka për ndonjë që mund të vijë pas tij dhe të bëjë diçka për këtë vend. Ne nuk e meritojmë këtë qeverisje.

Unë kam një bast me popullin shqiptar, në qoftë se Sali Berisha shkon një hap prapa, Edi Rama nuk duron dot një muaj. Ata të dy mbajnë njëri-tjetrin, janë të lidhur si vëllazëri siameze. Nëse njëri kollitet, tjetri sëmuret. E rëndësishme është që Sali Berisha të bëjë një hap prapa, Edi Rama do të bjerë. Ata mbajnë njëri-tjetrin, si këmbët e karriges.

Thotë që mua ma ka dhënë populli mandatet, është e drejtë kjo, por mos harro, Musolinin e votoi populli, por e çoi popullin në vdekje. Edhe Hitlerin e votoi populli, por e dimë historinë, e di dhe ti. Ndaj, ne nuk duam që Shqipëria të derdhë gjak, por po derdh djersë, është në vuajtje e mjerim.

ME TE LEXUARAT