“Qëndrimi ynë nuk ndryshon!”/ Protesta e 71-të, pankartat ndezin sheshin: “Të bashkuar kundër qeverisë, jepni llogari!”

Protesta e 71-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar me pjesëmarrjen masive të qytetarëve në shesh, të cilët përmes pankartave kanë përcjellë mesazhet e tyre kundër pushtetarëve.

Në mesin e pankartave të shfaqura gjatë protestës, qytetarët kanë vënë theksin te bashkimi i tyre kundër qeverisë.
Një prej pankartave përcillte mesazhin “Të ndryshëm nga natyra. Të bashkuar me zgjedhje”.
Një tjetër pankartë e vendosur në shesh e shprehte më qartë bashkimin e tyre kundër qeverisë nga e cila kërkojnë llogaridhënie: “Të ndryshëm, por të bashkuar kundër qeverisë. Një popull. Një zë. Një kërkesë: llogaridhënie!”

Në mesazhet e tjera nga sheshi thuhet: “71 – Qëndrimi ynë nuk ndryshon”, ndërsa një tjetër përcillte mesazhin në anglisht: “71, Another day. Still here”, që në shqip do të thotë “71 – Një tjetër ditë. Ende këtu.”
Pankartat janë bërë pjesë e pandarë e protestave të përditshme, duke shërbyer si një tjetër mënyrë për qytetarët që të shprehin pakënaqësinë dhe kërkesat e tyre gjatë qëndrimit në shesh.



