Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vde'kje 67-vjeçaren në trotuar

Aktualitet

Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vde'kje
Një aksident tragjik është regjistruar ditën e djeshme në zonën e Bahçallëkut, në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet teksa po ecte në trotuar.

Pamjet e siguruara nga Top Channel, tregojnë momentin e rëndë kur makina del nga rruga dhe godet këmbësoren. Policia ka identifikuar si drejtuese të automjetit një 27-vjeçare, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Momenti kur gruaja po kalonte ne trotuar ne Bahcallek, kur makina e aksidenton

Njoftimi i policisë: Shkodër/Informacion paraprak.

Rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, shtetasja Bleona Pashuku, 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën këmbësorja, shtetasja Edmonda Barbullushi, 67 vjeçe, e cila po ecte në trotuar.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit./

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion