Dekretohet harta e re territoriale, Shqipëria ka zyrtarisht 46 bashki nga sot

Politikë

Dekretohet harta e re territoriale, Shqipëria ka zyrtarisht 46 bashki nga
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar hartën e re territoriale, nga e cila Shqipëria do të ketë 46 bashki. Kreu i Shtetit e ka dekretuar projektligjin e votuar në Parlament që në datën 31 tetor, por njoftimi nuk është shpërndarë për media, por thjesht është hedhur në faqen zyrtare. 

Rreth orës 01:00 të mëngjesit të së premtes së 9 tetorit, 85 kartonë jeshilë në Kuvendin e Shqipërisë i hapën rrugën hartës së re administrativo-territoriale të Shqipërisë. Pas më shumë se 14 orësh debate, mazhoranca socialiste miratoi reformën që e ul numrin e bashkive nga 61 në 46.

Zgjedhjet vendore të vitit 2027 pritet të zhvillohen sipas hartës së re, që parashikon shkrirjen e 15 bashkive dhe bashkimin e tyre me bashki të tjera. Reforma e propozuar nga Partia Socialiste u kundërshtua nga opozita, por hasi kritika edhe brenda vetë mazhorancës. Deputeti socialist Erion Braçe e kundërshtoi ndarjen e re territoriale, por në fund votoi pro saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion