Ora dimërore shton përdorimin e energjisë, ndriçimi dhe pajisjet elektronike shënojnë rritje

Dalimi nga ora verore në atë dimërore, e njohur ndryshe edhe si ora diellore, shoqërohet me një rritje të konsumit të energjisë elektrike në banesa. Sipas të dhënave, konsumi gjatë periudhës së orës dimërore është mesatarisht 24,1% më i lartë krahasuar me muajt verës. Ditët më të shkurtra, errësira që bie më herët dhe qëndrimi më i gjatë në shtëpi ndikojnë drejtpërdrejt në përdorimin e pajisjeve elektrike.
Rritja më e madhe vihet re te larja dhe tharja e rrobave, ku konsumi shënon një shtim prej 80,6%, kryesisht për shkak të përdorimit më të shpeshtë të tharëseve dhe makinave larëse. Ndërkohë, energjia e përdorur për ndriçimin dhe pajisjet elektronike rritet me 63,7%. Edhe pajisjet që qëndrojnë në gjendje pritjeje, pa u fikur plotësisht, shënojnë rritje prej 4,7%, ndërsa konsumi për sistemet e ngrohjes, klimatizimit dhe ventilimit shtohet me 6,4%.
Përdorni me kujdes lavatriçen dhe tharësen. Për të kursyer energji, këshillohet që lavatriçja të përdoret me ngarkesë të plotë dhe në temperatura të ulëta, rreth 30–40 gradë Celsius. Një shtrydhje me rrotullime më të larta ndihmon në largimin e lagështisë nga rrobat, duke reduktuar kohën e nevojshme për tharje. Gjithashtu, pajisjet me efikasitet të lartë energjetik mund të ndihmojnë në uljen e shpenzimeve.
Kaloni te ndriçimi LED. Meqë errësira bie më herët, ndriçimi i banesës dhe përdorimi i televizorëve e pajisjeve elektronike shtohen. Zëvendësimi i llambave të vjetra me ato LED mund të ulë konsumin për ndriçim deri në 85%, sipas të dhënave të artikullit. Rekomandohet gjithashtu të përshtatet ndriçimi i ekraneve me dritën e ambientit dhe të fiken pajisjet kur nuk përdoren.


