Grekët mashtrues, si u zbulua “filantropi” që shpenzoi milionat e bamirësisë për luks dhe pije të shtrenjta

Bota

Grekët mashtrues, si u zbulua “filantropi” që shpenzoi
Një skandal i përmasave të mëdha ka shpërthyer në Greqi, ku një organizatë joqeveritare që pretendonte se ndihmonte fëmijët me sëmundje të rënda dyshohet se ishte kthyer në mbulesë për një aktivitet kriminal, përmes të cilit janë përvetësuar miliona euro nga donacionet e qytetarëve.  

Bëhet fjalë për organizatën “Paidiki Hara” (Gëzimi i Fëmijëve), e cila dyshohet se shfrytëzonte historitë e fëmijëve të prekur kryesisht nga forma të ndryshme të kancerit, për të nxitur qytetarët, biznesmenët, artistët dhe sportistët të kontribuonin financiarisht. Megjithatë, paratë që mblidheshin nuk shkonin kur tek këta fëmijë.   

Në qendër të hetimit është Konstantinos Firinidis, i cili akuzohet si organizatori kryesor i kësaj skeme mashtrimi. 

37-vjeçari Firinidis është një ish-futbollist grek, i cili prej disa vitesh shfaqej rregullisht në mediat greke si filantrop, duke bërë thirrje për donacione për të ndihmuar fëmijët e sëmurë me kancer. Hetimet e autoriteteve greke zbuluan se organizata e tij kishte mbledhur mbi 5 milionë euro. 

Paratë e donacioneve për fëmijët përdoreshin nga ai dhe partnerja e tij për udhëtime të shtrenjta, hotele luksoze, rroba të markave të shtrenjta dhe kryesisht për baste sportive. Sipas hetimeve, ai kishte transferuar mbi 2 milionë euro në llogari bastesh. 

I riu akuzohet edhe për trukime ndeshjesh. Firinidis kishte qenë futbollist në kategoritë e ulëta në Greqi dhe më vonë mori role drejtuese, duke u bërë president i klubit Aiginiakos. Sipas policisë greke, ai përdorte paratë e OJQ-së për të korruptuar arbitra dhe lojtarë me qëllim trukimin e ndeshjeve të futbollit dhe fitimin e basteve.  

Ndërkohë, "Protothema", ka publikuar edhe disa nga audio-përgjime, ku 37-vjeçari dëgjohet duke rezervuar një suitë luksoze në një hotel në Selanik, ku do qëndrojë me partneren e tij. Po ashtu, ata rezervojnë një tavolinë për të konsumuar darkë dhe porosisin një pije me vlere 1000 dollarë.  

Pjesë nga dialogu:  
 
I pandehuri: Para së gjithash, unë jam klient, vij shumë shpesh. 
 
Punonjësi: Shkëlqyeshëm. 
 
I pandehuri: Unë marr zakonisht suitën. Keni të lirë atë në katin e dytë apo në të parin? 
 
Punonjësi: Po. 
 
I pandehuri: Atë në qoshe. Meqenëse jam në Selanik për një kohë dhe kam nevojë për një qëndrim, a ka ndonjë mundësi? 
 
Punonjësi: Pra, e doni për përdorimin ditor? 
 
I pandehuri: Mund të vij për disa orë, tani për shembull . 
 
Punonjësi: Po. Oh, tani për tani. Dëgjo, ëë, tani për tani, ëë, është e mundur duke e përdorur deri në orën gjashtë, përndryshe nëse doni të qëndroni për shembull deri në orën tetë, duhet ta rezervojmë dhomën normalisht për një qëndrim një natë. 
 
I pandehuri: Po. 
Punonjësi: Hëm. 
 
I pandehuri: Sa kushton kjo? 
 
Punonjësi: Ëë, më jepni gjysmë minute. Një emër të plotë që të gjej profilin tuaj, të cilin ma thatë. 
 
I pandehuri: Finiridis Konstantinos. 
 
Punonjësi: Shkëlqyeshëm. Shumë mirë për suitën luksoze që po shoh sot. Për sa persona? 
 
I pandehuri: Ëëë, dy. 
 
Punonjësi: Ëëë, mirë, më jepni gjysmë minute. Suita kushton 480, më lejoni të shoh nëse mund t'ju japim një çmim më të mirë. 
 
I pandehuri: Do ta doja këtë suitë me pamje nga kopshti. 
 
Punonjësi: Me 487 euro. 
 
I pandehuri: Shkëlqyeshëm. Do të vij 1000%. A ka mundësi që të paguaj me para në dorë? 

Punonjësi: Po patjetër!
 
Biseda me menaxherin e një lokali, për një darkë luksoze: 

Përgjegjësi i lokalit: Së pari, çfarë konsumi dëshiron të vendosim? Një mijë euro? Të vendos një mijë euro pije? 

I pandehuri: Po. 

Përgjegjësi i lokalit: Ta bëj pra një mijë euro për pijet? 

I pandehuri: Po, po, po. 

Përgjegjësi i lokalit: Për lulet, më thuaj ti sa dëshiron. 

I pandehuri: Mirë, dhe 500 euro për ty? 

Përgjegjësi i lokalit: Në rregull, si të duash. 

I pandehuri: Po, zemër. Shumë mirë. 

Përgjegjësi i lokalit: Dakord? 

I pandehuri: Do të jemi vetëm ne, nuk do të sjell ndonjë grup tjetër njerëzish këtë herë, nuk dua. Do të jemi tre ose katër veta. 

Përgjegjësi i lokalit: Tre ose katër veta dhe të ulen disa gra pas jush. Do gra apo jo? 

I pandehuri: Po, dua. Herën e kaluar na doli keq kështu, dreqi e mori… 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion