Dikur në partinë e Albin Kurtit, kush është Vlerë Gjakova, këshlilltarja e re e Ramës për median

Politikë

Dikur në partinë e Albin Kurtit, kush është Vlerë

Diten e sotme eshte njoftuar se Kryeministri Edi Rama ia ka besuar këshillimin për çështjet e media Vlerë Gjakovën, e cila vjen nga Maqedonia e Veriut. 

Gjakova, ka lindur në Maqedoninë e Veriut dhe ka shpenzuar një kohë të gjatë në Kosovë, ku 8 vite më parë iu bashkua “Vetëvendosje”-s së Albin Kurtit dhe në zgjedhjet e 2019 ishte kandidate për deputete nën siglën e kësaj force politike.

Dikur në partinë e Albin Kurtit, kush është Vlerë

Në profilin e saj në Linkedin, Gjakova e përshkruan veten e saj si stratege në fushën e komunikimit, eksperte për energjinë e rinovueshme dhe publiciste me një eksperiencë 18-vjeçare për strategjitë e medias dhe marrëdhëniet me publikun.

Kush eshte Vlere Gjakova?

Ajo ka përfunduar studimet në komunikim, ekonomi dhe tregti ndërkombëtare, si dhe ka pasur angazhime në filozofi në Universitetin Aristoteli të Selanikut.

Në karrierën e saj ka punuar në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimit (përfshirë EVN Maqedoni, Komunën e Çairit, Coca-Cola Kosovë dhe BIRN), si dhe ka bashkëpunuar me media të ndryshme. 

E kaluara politike (Lëvizja Vetëvendosje): Gjakova u afrua me politikën në Kosovë kur u anëtarësua në Lëvizjen Vetëvendosje në gusht të vitit 2018 (e prezantuar nga vetë Albin Kurti).

Në zgjedhjet parlamentare të Kosovës në vitin 2019, ajo kandidoi për deputete me këtë forcë politike. Më vonë, në nëntor 2025, ajo u largua nga LVV duke shprehur kritika publike ndaj Albin Kurtit. 

Ajo mori zyrtarisht pozicionin e këshilltares për median pranë Kryeministrisë në Shqipëri për të koordinuar strategjinë e komunikimit qeveritar. 
Ajo është mbesa e diplomatit Blerim Reka

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion