"Gjyshër, tani mjafton t’i flisni Diellës...", Rama publikon videon për përdorimin e e-Albania

Politikë

"Gjyshër, tani mjafton t’i flisni Diellës...", Rama
Edi Rama ka publikuar një video rreth përdorimit të e-Albania nga mosha e tretë kryesisht por jo vetëm.

Në videon e publikuar, ai tregon se si njeriu mund të kryejë veprimet për të gjetur shërbimet e nevojshme duke komunikuar me zë me Diellën. Sipas kryeministrit, kjo sjell dhe lehtësim në përdorimin e saj.

“Të dashur prindër dhe gjyshër, tani mjafton t’i flisni Diellës dhe ajo ju ndihmon hap pas hapi, nga gjetja e shërbimit te plotësimi i formularëve e-Albania

19 shërbime tashmë më të lehta për t’u përdorur, ndërsa hyrja në e-Albania mundësohet edhe përmes Face ID ose gjurmës së gishtit, pas aktivizimit

Ndiqni udhëzimet në video dhe shikoni sa e thjeshtë është”, shkruan Rama.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion