Rama përsërit ftesën për dialog, 'sofra e gurtë' vendoset para Kryeministrisë

Politikë

Rama përsërit ftesën për dialog, 'sofra e
Pas disa refuzimeve të vazhdueshme, kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish ditën e sotme protestuesit për dialog.

Shefi i mazhorancës e ka ndarë dhunën në protestë, për të cilën shprehet se është nën ndikimin e forca të huaja, nga pjesa e studentëve apo qytetarëve, që mund të kenë shqetësime konkrete që duhen dëgjuar.

Protestuesit i kanë refuzuar në vazhdimësi ftesat e kryeministrit Edi Rama për tu ulur në dialog me ta, e për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

Megjithatë, ashtu si çdo mëngjes, edhe këtë të hënë kreu i qeverisë i ftoi sërish në bisedime. Përpara godinës së kryeministrisë, vendosi sërish sofrën e gurtë, mbi të cilën disa letra me mbishkrimin ‘dialog’. 
"Mirëmëngjes", shkruan Rama krah videos së postuar.

Shefi i mazhorancës e ka ndarë dhunën në protestë, për të cilën shprehet se është nën ndikimin e forca të huaja, nga pjesa e studentëve apo qytetarëve, që mund të kenë shqetësime konkrete që duhen dëgjuar.

Për të frenuar dhunën në protesta, qeveria ka paraqitur një paketë e cila ka si synim ashpërsimin e masave, gjobave e dënimeve për protestuesit e dhunshëm dhe ata që i mbështesin ata.

Gjatë ditëve të fundit, intensiteti i tubimeve dhe pjesëmarrja e qytetarëve në protestë ka rënë ndjeshëm dhe në bulevard ka pasur vetëm një grup të vogël njerëzish.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion