A do të rifillojë lufta me Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit? Trump jep përgjigjen e prerë

Bota

A do të rifillojë lufta me Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit?

Presidenti amerikan Donald Trump ka përjashtuar mundësinë e rifillimit të sulmeve ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA.

I pyetur nga gazetarët nëse Uashingtoni do të ndërmarrë operacione të reja ushtarake kundër Teheranit pas zgjedhjeve, Trump u përgjigj shkurt: “Jo”.

Deklarata u bë pas fjalimit të tij në Memorialin e Abraham Linkolnit në Uashington, ku presidenti amerikan shfrytëzoi aktivitetin për të folur edhe për zhvillimet në konfliktin me Iranin.

Trump u ndal gjithashtu te ndikimi i situatës në tregjet e energjisë, duke pretenduar se SHBA-ja po fiton ndaj Iranit dhe se çmimet e naftës do të vijojnë të bien.

“Çmimi i naftës ra me 10 dollarë. Kjo është rënia më e madhe në histori. Asnjëherë më parë çmimi i naftës nuk ka rënë kaq shumë brenda një dite. Dhe do të bjerë edhe më tej, sepse po fitojmë kundër Iranit, po fitojmë lehtësisht”, deklaroi Trump.

Ndërkohë, tregjet ndërkombëtare të naftës kanë regjistruar rënie të ndjeshme, me naftën amerikane WTI që humbi deri në 6.7%, duke zbritur në 97.1 dollarë për fuçi. Edhe nafta Brent ra me 6.7%, duke arritur në 105.86 dollarë për fuçi.

Lëvizja në tregje erdhi pas sinjaleve nga Teherani për mundësinë e zgjidhjes së konfliktit përmes diplomacisë. Presidenti iranian Masoud Pezeshkian deklaroi se qeveria po punon për të zgjidhur situatën përmes dialogut dhe se ka marrë kompetencat e nevojshme nga Udhëheqësi Suprem, Mojtaba Khamenei, për të ndjekur këtë proces.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion