Mrekulli në QSUT, pësoi infarkt akut, mjekët shpëtojnë 29-vjeçarin pas 15 goditjeve elektrike

Aktualitet

Mrekulli në QSUT, pësoi infarkt akut, mjekët shpëtojnë
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Klodiana Spahiu, ka njoftuar se në Shërbimin e Kardiologjisë në QSUT është shpëtuar jeta e një 29-vjeçari, i cili u paraqit në gjendje kritike si pasojë e një infarkti akut.

Sipas ministres Spahiu, 29-vjeçari u shpëtua falë ndërhyrjes së suksesshme të ekipit të Hemodinamikës, përmes 15 goditjeve elektrike dhe urgjente për zhbllokimin e arteries kryesore të zemrës.

Ministrja e Shëndetësisë tha gjithashtu se i riu është jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që falënderoi edhe doktorët Donald Mançe, Gentian Mehmeti dhe gjithë stafin mjekësor për këtë arritje.

“Në Shërbimin e Kardiologjisë në QSUT-së, ku profesionalizmi dhe ndërhyrja në kohë shpëtuan jetën e një 29-vjeçari, i paraqitur në gjendje kritike si pasojë e një infarkti akut dhe sot  është jashtë rrezikut për jetën, falë ndërhyrjes së suksesshme të ekipit të Hemodinamikës.

❤️Pas 15 goditjeve elektrike dhe ndërhyrjes urgjente për zhbllokimin e arteries kryesore të zemrës, i riu po rikuperohet nën kujdesin e mjekëve.

👏 Mirënjohje për Dr. Donald Mançe, Dr. Gentian Mehmeti dhe të gjithë ekipin mjekësor”, njoftin ministrja e Shëndetësisë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion