Reshjet e dendura të shiut dëmtojnë çatinë në spitalin e Pukës

Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut dëmtojnë çatinë në
Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur që prej mbrëmjes së djeshme kanë dëmtuar çatinë e urës lidhëse ndërmjet Urgjencës dhe godinës së Spitalit të Pukës. Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor raportin se pavarësisht ndërhyrjes së kryer gjatë ditës së djeshme për zëvendësimin e çatisë, reshjet intensive gjatë natës kanë sjellë dëmtime të tjera në këtë strukturë.

Aktualisht, Spitali Bashkiak Pukë vijon punën normalisht. Shërbimet ofrohen pa ndërprerje dhe pacientët marrin kujdesin e nevojshëm.

 

Njoftimi i plotë:

Stuhia e mbrëmshme ka shkaktuar dëmtime të reja në çatinë e urës lidhëse ndërmjet Urgjencës dhe godinës së Spitalit të Pukës.

Pavarësisht ndërhyrjes së kryer gjatë ditës së djeshme për zëvendësimin e çatisë, reshjet intensive gjatë natës kanë sjellë dëmtime të tjera në këtë strukturë.

OShKSh po ndjek nga afër situatën dhe ka marrë masat e nevojshme për adresimin e kësaj problematike, pa cenuar funksionimin e shërbimeve shëndetësore.

Spitali Bashkiak Pukë vijon punën normalisht. Shërbimet ofrohen pa ndërprerje dhe pacientët marrin kujdesin e nevojshëm.

Siguria dhe shëndeti i pacientëve mbeten prioritet!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion