"Reshje dëbore në...", ftohet moti, temperaturat sot, 31 tetor 2026

Aktualitet

"Reshje dëbore në...", ftohet moti, temperaturat sot, 31
Ndryshimi i masave ajrore, të cilat gjatë ditës së shtunë vijnë nga Veriu i Europës, do të sjellë në vendin tonë ftohje të motit, si edhe alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.

Më të dukshme vranësirat do të mbeten në gjysmën Lindore, duke gjeneruar reshje shiu, herë pas here në formë rrebeshi. Në zonat e thella malore priten sërish reshje dëbore.

Orët e pasdites do të vijojnë me vranësira dhe reshje shiu e dëbore në zonat Jugore-Juglindore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të dominohet nga vranësira të dendura dhe kthjellime afatshkurtra. 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie, duke luhatur vlerat ditore nga 4°C temperatura më e ulët, deri në 22°C vlera maksimale në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h, kryesisht nga drejtimi Verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion