Humb jetën në Gjirokastër, 64-vjeçari nga Berati bie nga kati i dytë gjatë punimeve (EMRI)

Aktualitet

Humb jetën në Gjirokastër, 64-vjeçari nga Berati bie nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në lagjen “Varosh” të Gjirokastrës, ku një 64-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një banese gjatë punimeve.

Viktima është Agron Nika, 64 vjeç, banues në Dimal, i cili ishte marrë për të kryer punime në banesën e djalit të një shtetasi nga Fieri me emrin Jani Fuli, i cili u arrestua nga Policia e Gjirokastrës.

Arrestimi është bërë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Deklarata për shtyp e DVP Gjirokastër

U arrestua shtetasi J. F., banues në Fier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi ka marrë për të bërë punime në banesën e djalit të tij, në lagjen “Varosh”, shtetasin A. N., 64 vjeç, banues në Dimal, i cili gjatë punës dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

ME TE LEXUARAT