Videot int'ime, Pano: Mëkati qendron tek secili prej nesh, nuk duhet ta hedhim gurin

Soft

Videot int'ime, Pano: Mëkati qendron tek secili prej nesh, nuk duhet

Pastor Akil Pano, në një lidhje me studion e “Takohemi n’Vizion” të moderatores Fjodora Fjora, ka folur mbi zhurmën e madhe që u bë në rrjetet sociale pas publikimit të videove intime.

Pano tha se të gjithë jemi mëkatarë dhe askush nuk duhet të kishte reaguar në atë mënyrë, pasi kishte më shumë urrejtje se mendim.

Ndërsa solli në vëmendje edhe shprehjen e famshme të Jezu Krishtit, kur disa burra donin të hidhnin gurë mbi Maria Magdalenën.

Pjesë nga biseda:

Fjora: Akil, ke pasur një qëndrim tëndin këto ditë.

Pano: Nuk ka qenë i lehtë, sepse ne kemi përpara jetë njerëzore. Situata është e tillë se kemi abuzim me pushtetin, përdorim të pushtetit me afera seksuale, kemi viktima, është fjalë për familjen e kompozitorit, bashkëshorten, bijat. Nga ana tjetër, kemi të bëjmë me një shoqëri të etur për gjak. Isha i irrituar se si kjo çështje u trajtua në shoqëri.

Fjora: Linçim online.

Pano: Jo vetëm linçim, por urrejtje, si ajo historia kur luanëve u hidheshin qenie njerëzore. Kjo ushqente egon, ambicien, nga më instinktualet e njerëzve që ishin në këto arena. Unë shikoj një kuriozitet pervers, nëse ka pedofili, nëse ka fëmijë që mund të jenë abuzuar. Unë kam bërë dy statuse, i pari ishte: “Hidhni gurët për dhe”.

Mëkati qëndron te porta e secilit prej nesh, askush nga ne nuk është imun. Kujtova atë çka Jezusi përballi: një grua që kishte shkelur kurorën dhe turma ishte ndërsyer për të hedhur një gur, dhe ai tha që i pari pa mëkat le të hedhë gurin. Askush nuk e hodhi gurin. I vetmi person që kishte të drejtën për të hedhur gurin ishte Jezusi. Por vura re që ky qëndrim nuk u mirëprit.

Simo: Pastor, aty ka mëkat, ka çrregullim mendor.

Pano: Unë nuk u ndala këtu. Unë vijova dhe them se ky gjyq publik tregon sa të shëmtuar jemi. E gjithë skena është shumë e errët. Duhet të ketë përgjegjësi ligjore pafund, por jo gjyq publik. E gjithë ngjarja trajtohet në dy pista. E para: A është mëkat tradhtia bashkëshortore? Kjo histori është bërë publike tani, por nuk qëndron e vetme sa i përket aferave seksuale. E dyta: A është tradhti për një grua beqare të shkojë me burrin e tjetërs? Sipas Biblës, absolutisht që po.

ME TE LEXUARAT