Lëndohet gazetarja në protestë/ Asociacioni i Gazetarëve thirrje Policisë së Shtetit: Ndalni sulmet ndaj medias!

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas tensioneve dhe përplasjeve të studentëve me efektivët e Policisë së Shtetit, ku të lënduar kanë mbetur edhe gazetarë, të cilët po raportojnë nga terreni për zhvillimet e fundit.
AGSH i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit të ndalojë menjëherë sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve. Sipas raportimeve, gazetarja e Fax News, Fatime Halmusa, është dëmtuar fizikisht nga efektivët e policisë, ndërsa ekipi i A2 CNN është penguar forcërisht të raportojë nga protesta.
AGSH bën me dije se problematika të ngjashme janë raportuar edhe nga mediat e tjera. Asociacioni kërkon që rasti të trajtohet me urgjencë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria.
Reagim paraprak
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë i bën thirrje Policisë së Shtetit që të ndalojë menjëherë sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve.
Nga raportimet e paraprake Policia e Shtetit ka dëmuar fizikisht gazetaren e FaxNeës Fatime Halmusa, ndërsa ka penguar forcërisht ekipin e A2CNN për të raportuar nga protesta që po ndodh aktualisht para Ministrisë së Brendshme.
Problematika raportojnë edhe mediat e tjera.
Kjo është e papranueshme dhe meriton trajtim urgjent nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore dhe Prokuroria.


