Deputeti ndan pamjet e studentëve të gjakosur brenda furgonit të policisë: Do të mbajnë përgjegjësi për dhunën

Politikë

Deputeti  ndan pamjet e studentëve të gjakosur brenda furgonit të

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka qenë pranë studentëve të dhunuar nga policia në protestën e sotme para Ministrisë së Arsimit.

Kapri ka publikuar pamjet nga brenda furgonit të policisë ku ndodheshin studentët e gjakosur dhe të shoqëruar nga uniformat blu.

Screenshot-2026-10-13-165029.jpg

Në videon e postuar në rrjetet sociale nga deputeti i Mundësia mund të dëgjohet teksa Kapri teksa kërkon shpjegim nga efektivët për dhunën e ushtruar ndaj të rinjve.

Deputeti Kapri shprehet se të gjithë efektivët që dhunuan studentët protestues sot do duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Reagimi i Erald Kaprit

Shikoni si i kanë katandisur studentët! I kanë rrahur dhe i kanë futur në furgona policie. Do të mbajnë përgjegjësi, nga i pari te i fundit, për këto pamje!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion