Protesta e 128-të, marshimi drejt Kryeministrisë: Qeveri e krimit! Lironi qytetarët

Aktualitet

Protesta e 128-të, marshimi drejt Kryeministrisë: Qeveri e krimit!

Protesta e 128-të qytetare vijoi edhe sot teksa protestuesit nisën marshimin si zakonisht nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë në orën 19:00.

Qytetarët thirrën kore kundër qeverisë dhe kërkuan lirimin e protestuesve të shoqëruar sot nga policia gjatë revoltës pranë parlamentit, ndërkohë që zhvillohej seanca plenare.

Marshimi kishte dhe pjesën e pankartave që si gjithnjë ironizojnë kryeministrin Rama, qeverinë dhe mazhorancën.

 

ME TE LEXUARAT