Presidentja e Kosovës merr detyrën/ Ceremonia e inaugurimit të Justina Shiroka-Pula

Kosovë&Rajon

Presidentja e Kosovës merr detyrën/ Ceremonia e inaugurimit të

Justina Shiroka Pula u zgjodh presidente e Kosovës, në minutat e para të 7 tetorit, pas një marrëveshjeje të minutës së fundit mes Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet dhe Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë.

Votimi i fshehtë nisi vetëm gjashtë minuta para mesnatës së 6 tetorit, kur skadonte afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit, por përfundoi pas këtij afati. Deputetët synonin të shmangnin shpërndarjen automatike të Kuvendit dhe zgjedhjet e tjera të parakohshme.

Ajo u zgjodh që në rundin e parë të votimit, me 81 vota pro.

Shiroka Pula, 72 vjeçe, u betua si presidente para deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe tha se e pranon “me përgjegjësi” detyrën e re.

“Ky mandat nuk i përket vetëm një personi, por qytetarëve dhe shtetit”, tha ajo në fjalimin e saj para deputetëve.

Ajo u zotua se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve dhe se do ta mbrojë Kushtetutën, interesin e republikës dhe interesat e qytetarëve të Kosovës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion