Policia “blindon” Kryeministrinë, autoboti i ujit qëndron në gatishmëri
Lajmifundit
/
31 October 2026, 13:49
Aktualitet

Kryeministria është blinduar nga forcat e sigurisë, ndërsa autoboti i ujit qëndron në gatishmëri të plotë pranë institucionit në rast të ndonjë përshkallëzimi të situatës.
Deputetë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, pasi janë nisur në formë marshimi nga selia blu, janë pozicionuar tashmë prej disa minutash në protestën e tyre para godinës së Kryeministrisë.
Situata në terren paraqitet e qetë dhe deri më tani nuk është regjistruar asnjë incident mes protestuesve dhe policisë.


