Zgjedhjet e 11 majit, Rama thirrje prindërve: Me një votë për mua dhe PS, do u jepni fëmijëve tuaj pasaportën e BE
Lajmifundit
/
20 Mars 2025, 14:01
Politikë

Kryeministri Edi Rama ka rikthyer vëmendjen në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në një postim në rrjetin e tij social, Facebook, kreu i qeverisë u bën thirrje prindërve të votojnë numrin 5 në fletën e votimit.
Ai thekson se me një votë për të dhe për PS, çdo prind ka në dorë t’u japë fëmijëve pasaportën e BE.
“VOTO 5
Me thjesht një votë për mua dhe PS më 11 maj, çdo prind ka në dorë t’u japë fëmijëve të vet pashaportën e QYTETARIT SHQIPTAR TË BASHKIMIT EUROPIAN, e të mos i lerë të rriten si qytetarë të dorës së dytë në mes të Europës”, shkruan Rama.


