Votat në Dibër/ Demokratët pësojnë humbje të thellë, mbeten jashtë dy ish-deputetët Gjunkshi dhe Spahiu!

Politikë

Votat në Dibër/ Demokratët pësojnë humbje të

Në qarkun e Dibrës demokratët pësuan një humbje të thellë, duke mos përfituar asnjë mandat nga lista e hapur. Kështu në Parlament PD-ja do të çojë vetëm dy deputetët e listës së mbyllur, Xhelal Mziu dhe Denisa Vata, ndërkohë që jashtë mbeten ish deputetët Xhemal Gjunkshi dhe Përparim Spahiu.

Nga ana tjetër PS-ja, përveç Blendi Klosit dhe Alma Selamit, deri tani nga lista e hapur do të çojë në Parlament dhe ish-kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj.

Ish-efektivi i Gardës së Republikës në 21 Janar ka marrë 12130 vota nga 138 kuti të numëruara deri tani, duke lënë pas kandidatët e tjerë të listës së hapur.

PD 2 mandate nga lista e mbyllur

Xhelal Mziu

Denisa Vata

PS 3 mandate

Blendi Klosi (lista e mbyllur)

Alma Selami (lista e mbyllur)

Agron Malaj 12130 vota

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion