Celibashi i prerë: Nuk ka asnjë vendim për bllokim të zarfeve të diasporës!

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat u shpreh se deri më tani janë numëruar 35% e votave të Diasporës.
Lidhur me zarfet e ardhura nga shteti grek, Celibashi tha se do të bëhet vlerësim i tyre, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë vendim për bllokim të tyre.
Celibashi: Deri më tani janë numëruar 35% e votave të diasporës. Për qarkun Kukës kemi përfunduar procesin e numërimit, përjashtuar 71 zarfe të ardhur nga shteti grek. Nuk kemi marrë ende njoftim për vendimin e KAS për votat nga Greqia. Presim arsyetimin. Vlerësimi i zarfeve nga Greqia do të bëhet padyshim. Nuk ka asnjë vendim të Komisionerit Shtetëror për bllokim të zarfeve të Diasporës.
Celibashi njoftoi po ashtu se nga fundi i javës do të kemi rezultatin përfundimtar të votave të emigrantëve që do t’i bashkangjitet rezultatit në rang kombëtar.


