Robotët pushtojnë skenën në Kinë, kërcejnë dhe demonstrojnë arte marciale, pamjet bëjnë xhiron e botës

Bota

Robotët pushtojnë skenën në Kinë, kërcejnë
Shenzhen i Kinës është kthyer në një skenë të vërtetë futuriste, ku më shumë se 100 robotë humanoidë kanë mahnitur publikun me performancat e tyre.

Robotët kanë kërcyer në sinkron, kanë zhvilluar ndeshje të simuluara boksi dhe kanë demonstruar lëvizje të arteve marciale, në një spektakël që ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe turistëve.

Shfaqjet u organizuan të martën, më 17 nëntor, në kuadër të aktiviteteve që shoqërojnë samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), i cili po mbahet në këtë qytet. Kina po shfrytëzon praninë e liderëve dhe delegacioneve nga e gjithë bota për të prezantuar arritjet e saj në fushën e robotikës dhe inteligjencës artificiale.

Në sheshin qendror të Shenzhenit, mbi 100 robotë morën pjesë në një koreografi të sinkronizuar, duke kryer lëvizje të koordinuara përpara një turme të madhe spektatorësh. Shumë prej tyre filmuan performancën me telefonat celularë, ndërsa pamjet e spektaklit u shpërndanë edhe në rrjetet sociale.

Vëmendje të veçantë morën edhe demonstrimet në qendrën e robotikës Galaxy Robotics 6S Base, ku robotët humanoidë shfaqën aftësi në artet marciale dhe zhvilluan përballje të simuluara boksi.

Por demonstrimet nuk u kufizuan vetëm te argëtimi. Vizitorët patën mundësi të ndërvepronin drejtpërdrejt me robotët dhe të shihnin se si ata kryenin edhe detyra të zakonshme të përditshmërisë, përfshirë servirjen e akullores.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion