Tension në Elbasan, sekretarja e qendrës së votimit pezullon procesin e votimit për 40 minuta

Politikë

Tension në Elbasan, sekretarja e qendrës së votimit pezullon

Në Elbasan në qendrën e votimit 23, 71/ 1 është ndërprerë votimi për 40 minuta, pasi sekretarja e kësaj qendre, e cila i përket Partisë Demokratike, ka kërkuar ndërprerjen e procesit, pasi sipas saj, një person i pa autorizuar shoqëronte qytetarët për të votuar.

Ndërkohë për këtë foli kreu i KQZ për këtë qytet.

“Morëm një telefonatë nga 21 71/1 sepse kishim raportime që futeshin njerëz dhe shoqëronin persona në qendrat e votimit. Sekretarja e PD thërriti instancat më të larta për të zgjidhur çështjen.

Personi njihet, kamerat janë, por si emër nuk e kemi ende. Sekretarja donte ndihmën e KZAZ, nuk duhet votuar votimi. Tani po ndodh i qetë votimi. Nuk pat acarim të madh, gjithçka kaloi qetësisht. Policia nuk ka ardhur ende”, tha Pulaku.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion