Po monitoron zgjedhjet në Elbasan, Soreca: Janë zgjidhur problemet me pajisjen e identifikimit biometrik

Politikë

Po monitoron zgjedhjet në Elbasan, Soreca: Janë zgjidhur problemet me

Ambasadori i BE Luigi Soreca ka udhëtuar drejt Elbasanit, për të monitoruar zgjedhjet nga kjo zonë që ka shkaktuar probleme, sqaroi për problemet e pajisjet së identifikimit biometrik. Soreca tha se këto probleme janë zgjidhur.

"Shumë zgjedhës kanë votuar dhe ajo që kam parë un është një prirje që sistemi i ri po funksionin. Ka pasur probleme teknike psh kam qenë në një qendër voti mi në Tiranë por ajo arriti të zëvendësohej me një paisje tjetër shumë shpejt. Thirrja ime në fakt për të gjithë qytetarët është që sot duhte të dilni të votoni të ushtroni të drejtën dhe përgjegjësinë për të votuar.

Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë por edhe për Shqipërinë në BE. Ne po i ndjekim të gjitha zhvillimet Be ka ekipet e veta jemi të pranishëm në të gjithë Shqipërinë. Ju bëj thirrje të gjithëve që të votoni. Më lejoni ti bëj një thirrje të gjithëve ju lutem shkoni të votoni për këtë ditë të rëndësishme oër Shqipërinë Europiane”, tha Soreca.

ME TE LEXUARAT