"Solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj”, Kryemadhi: Dënojmë sulmin e Rusisë

Politikë

"Solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj”, Kryemadhi:

Solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj ka shprehur edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

“Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim shpreh solidaritetin e plotë me Ukrainën dhe popullin e saj.

Ne dënojmë me forcë sulmin brutal nga forcat militare të Rusisë mbi ta, dhe qëndrojmë të vendosur me aleatët dhe partnerët tanë në NATO dhe BE, për një përgjigje të përbashkët dhe definitive, që garanton paqen dhe sigurinë e popullit të Ukrainës dhe botës.” shkruan Kryemadhi në një postim në facebook

ME TE LEXUARAT