“Shkoi me kapuç te Gjiri i Lalzit”, Meta i përgjigjet Ramës: Ja pse e përdor

Politikë

“Shkoi me kapuç te Gjiri i Lalzit”, Meta i përgjigjet

Presidenti Ilir Meta iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit tha pak më parë, në një takim elektoral në Fushë Krujë, se “Likja shkoi me kapuç në kokë te Gjiri i Lalzit”.

Gjatë konferencës për gazetarët, Meta u shpreh se e përdor kapuçin, pasi bën sauna dhe atje fryn erë.

“Ai që e ka thënë këtë, të vijë këtu tek unë, se kam kaq kohë që e pres kryeministrin. Unë e përdor kapuçin, sepse unë bëj edhe cik sauna, pasi bëj sport. Kur fryn erë dhe në Gjirin e Lalzit fryn erë, dhe jam i detyruar të lëviz, e përdor”, tha Meta.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion