"Rama kërcënon policët", Veliaj zbulon SMS-në e këngëtares shqiptare: PD i kishte shkruajtur...

Politikë

"Rama kërcënon policët", Veliaj zbulon SMS-në e

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj teksa ka folur për akuzat e opozitës se po keqpërdoren të dhënat personale të qytetarëve nga e-albania, deklaroi se Partia Demokratike po çon mesazhe pa fund te qytetarët.

I ftuar në emisionin “Real Story”, në News24, Veliaj u shpreh se një ditë më parë PD kishte nxjerrë jashtë kontekstit një lajm të kryeministrit Edi Rama, duke marrë linkun dhe duke spamuar të gjithë databazën e telefonave.


Për këtë, Veliaj tregoi se i kishte shkruar edhe një këngëtare me famë botërore me origjinë shqiptare.

“Kryeministri kishte bërë një skeç me dy binjakët në Vlorë, PD nxjerr një lajm jashtë konteksti që Edi Ramën e ndalon policia. Ishte marrë linku, ishte spamuar e gjithë databaza e telefonave dhe një këngëtare shumë e famshme botërore me origjinë shqiptare më shkruan sot, po nr tim nga e morën.

Dhe i kishte çuar linkun e Edi Ramës që e ndalojnë policët dhe “kërcënon policët që po ika unë ku do vemi”, që në fakt ishte nxjerrë jashtë konteksti, ishte një skeç. Pra, PD pa lejen e askujt i spamon qytetarët dhe u çon pafund mesazhe që s’kanë pikë lidhje dhe si ka kërkuar askush. E ka bërë këtë që në zgjedhjet e 2011”, theksoi Veliaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion